Sport

Atletico Madridi afër transferimit të De Paulit

Atletico Madridi ka bërë një ofertë prej 28 milionë euro plus bonuse për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul.

Klubi madrilen është duke shikuar ta finalizojë sa më shpejt transferimin e futbollistit argjentinas raporton “Goal”.

Atletico synon ta përfundojë transferimin për 30-35 milionë euro, ndërsa Udinese po i kërkon 40 milionë euro. De Paul do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe do të ketë pagë neto prej 3 milionë euro për stinor.