Sport

Tifozi i Leverkusenit, që ka dëgjuar gjithçka

Vetëm gjashtë lojtarë gjatë edicionit 2016/17 nuk munguan në asnjë ndeshje dhe luajtën çdo minutë për skuadrat e tyre: Oliver Baumann, Ralf Farhmann, Rune Jarstein, Bernd Leno, Alexander Schwolow dhe Yann Sommer.

Këta lojtarë kanë një të përbashkët, të gjithë janë portierë. Megjithatë, nuk është aspak e lehtë të dëgjosh çdo pritje të Lenos, portierit të Leverkusenit në edicionin e fundit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Bundesliga.com.

Nëse të gjithë i kanë parë pritjet e tij, ekziston një njeri që përgjatë tërë edicionit vetëm ka dëgjuar pritjet e tij.

Gerhard Stoll nuk e ka humbur asnjë ndeshje të vetme të Bayer Leverkusenit apo ndonjë sekondë gjatë edicionit 2016/17 - qofshin ato në shtëpi apo udhëtim. Ai ishte në tribuna për të gjitha paraqitjet e portierit Leno prej tribunës jugore të stadiumit "BayArena" e deri në tribunën e poshtme të stadiumit "Allianz Arena" të Munihut.

Stoll është një tifoz i flaktë i Leverkusenit dhe e ka ndjekur ekipin e tij nëpër tërë Gjermaninë. Por, për 49-vjeçarin, që është nga jugu i Koelnit, ka diçka intriguese: ai është i verbër prej kur ishte fëmijë, saktësisht prej moshës 13-vjeçare...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.