Sport

Lushtaku la kampionin e Shqipërisë për atë të Kosovës

Kushtrim Lushtaku i vë faj vetes që nuk ka arritur atë që ka dashur deri më tash në karrierë. Ai është i bindur se po ta kishte në nivel disiplinën do të arrinte të luante edhe në Bundesligën e Gjermanisë.

"Mund t'ia lë fajin trajnerit, por mua më ka munguar disiplina. Në fund të fundit, çdo trajner e zgjedh lojtarin më të mirë të luajë, nëse është i disiplinuar", pranon Lushtaku, shkruan sot Koha Ditore.

Insiston se talentin e ka pasur.

"Shokët e mi me të cilët kam luajtur në Gjermani, luajnë në Bundesligë", tregon Lushtaku.

E një gjë të tillë nuk arriti ta bënte edhe vetë lojtari i Trepçës '89....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.