Sport

Vëllezërit Tahirukaj, krahu i djathtë i Kosovës

Pas viteve karrierë së bashku te Besa Famiglia, ishte koha që vëllezërit Drilon e Drenit Tahirukaj të luanin së bashku edhe te përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll.

Paraqitja e Kosovës në kampionatin e IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim, që javën e kaluar u mbajt në Bullgari, u vlerësua e suksesshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova u rendit e treta dhe u kualifikua për raundin kryesor eliminator për "Euro 2020" që e kishte edhe qëllim për këtë garë. E suksesshme u vlerësua edhe paraqitja e dy vëllezërve Tahirukaj nga Deçani.

Është e veçantë përvoja e parë e përbashkët e vëllezërve Tahirukaj te Kosova. Ata janë paraqitur në pozitën e njëjtë, të alos së djathtë dhe në fakt i kanë bërë konkurrencë njëri-tjetrit për një vend në ekip. Por konkurrenca mes tyre është e shëndoshë, konkurrencë mes vëllezërish dhe u ka mundësuar Drilonit e Drenitit që vetëm të shtyjnë para njëri-tjetrin.

I madhi, Driloni (21), ka vite që luan për përfaqësuesen e Kosovës. I vogli, Dreniti (19), me përfaqësuesen A është paraqitur për herë të parë. Vëllezërit Tahirukaj kanë karakteristika thuajse të njëjta. Të dy luajnë me dorë të majtë, pra në krahun e djathtë dhe të dy veçohen për shkëputje të lartë dhe shpejtësi...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.