Sport

Uellsi synon befasinë në “Euro 2020”

Përfaqësuesja e Uellsit është gati të nisë aventurën në Kampionatin Evropian.

Për dallim me përfaqësueset e tjera, të cilat kanë vendosur që ndeshjet t’i luajnë në shtëpi, Uellsi ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit dhe është vendosur në Baku.

Uellsi dy ndeshjet e para do t’i luajë në “Olympic Stadium” në Baku.

Ylli i Uellsit, Gareth Bale, shpreson që do të jenë befasia e këtij evropiani.

“Jam i fokusuar që të jap më të mirën në ndeshjet e Kampionatit Evropian dhe ta ndihmoj ekipin tim. Jemi gati dhe mezi presim të fillojmë dhe shpresoj që të arrijmë gjëra të mëdha”, u shpreh Bale.

Uellsi ndeshjen e parë e luan të shtunën ndaj Zvicrës nga ora 15:00.