Sport

Sllovenja Zidansek arrin në gjysmëfinale të “French Open”

Tenistja sllovene Tamara Zidansek ka arritur në gjysmëfinale të turneut Grand Slam të tenisit “French Open”.

Ish-snoubordistja është bërë gruaja e parë nga Sllovenia që ka arritur në gjysmëfinale të një turneu Grand Slam, raporton agjencia AP.

Ajo në çerekfinale mposhti spanjollen Paula Badosa me 2:1 në sete (7:5, 4:6 dhe 8:6).

“Kam shumë emocione”, ka thënë Zidansek.

“French Open” është Grand Slami i vetëm ku nuk luhet “tie-break” në setin e fundit. Në Wimbledon “tie-break” luhet në setin e fundit nëse rezultati në geme është 12:12.

Zidansek në gjysmëfinale do të përballet me rusen Anastasia Pavlyuchenkova. Kjo e fundit në çerekfinale sot mposhti Elena Rybakinan me 2:1 në sete (6:7, 6:2, 9:7).