Sport

Tifozët duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19 për të shikuar ndeshjet e Anglisë në “Euro 2020”

Tifozët anglezë që duan të përcjellin ndeshjet e fazës grupore të Anglisë në “Euro 2020” në futboll, duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Autoriteti shëndetësor britanik ka bërë të ditur se tifozët për të përcjellë ndeshjet e Anglisë, duhet të përdorin kartelat e vaksinimit kundër COVID-19.

Në ndeshjet e grupeve në “Wembley” do të lejohen 22.500 tifozë të pranishëm apo 25 për qind i kapacitetit të stadiumit.

Anglia është në grup me Kroacinë, Skocinë dhe Çekinë.