Sport

Arsenali po interesohet për Nevesin

Arsenali po synon ta transferojë mesfushorin portugez të Wolverhamptonit, Ruben Neves, njofton “The Times”.

Neves 24-vjeçar po shihet si pasardhës i mundshëm i Dani Ceballosit. Ceballos do të rikthehet te Real Madridit, pasi i ka skaduar marrëveshja e huazimit.

Neves ka edhe dy vjet kontratë me Wolverhamptonin. Ai pritet të jetë në dispozicion për afro 40 milionë euro.

Në edicionin e fundit Neves luajti 40 ndeshje në të gjitha garat ndërsa realizoi pesë gola e i asistoi dy të tjerë.