Sport

Zidansek sllovenja e parë në çerekfinale të një Grand Slami në tenis

Sllovenja Tamara Zidansek është bërë tenistja e parë nga ky shtet që ka arritur në çerekfinale të një Grand Slami.

Zidansek në 1/8 e finales të “French Open” të dielën mposhti rumunen Sorana Cirstea me 2:0 në sete (7:6 dhe 6:1), raporton KOHA.net.

Para “French Open”, sllovenja 23-vjeçare kurrë më parë nuk kishte mposhtur një teniste të Top 10 të renditjes botërore.

Më së largu në një Grand Slam kishte arritur në raund të dytë.

Zidansek e ka kaluar suksesin e Katarina Srebotnik. Sllovenja Srebotnik kishte arritur në raundin e katërt në “French Open” dhe “US Open”.