Sport

Unitedi po e ka të vështirë largimin e Rooneyt

Manchester Unitedi raportohet se po e ka vështirë shitjen e Wayne Rooneyt, për shkak të çmimit që po kërkon.

Raportohet se Jose Mourinho nuk e dëshiron më Rooneyn në skuadër, ndërsa ai është lidhur me një rikthim te Evertoni apo një kalim në Kinë, transmeton koha.net.

Megjithatë, sipas “The Mirror”, sulmuesi akoma s’ka marrë ofertë zyrtare për shkak të kërkesave të larta që ka.

Gjatë sezonit të fundit, 31-vjeçari ka pasur vetëm 25 ndeshje si shartues në të gjitha garat për Unitedin.