Sport

Stindl, një yll gjerman që po lind në Rusi

Lars Stindl pa dyshim është fituesi më i madh i vendimit të Joachim Loewit për t'i lënë në shtëpi yjtë e Përfaqësueses së Gjermanisë, në mënyrë që t'u jap rastin lojtarëve të rinj në Kupën e Konfederatave, shkruan sot Koha Ditore.

Pas dy xhirove të zhvilluara në Kupën e Konfederatave që po mbahet në Rusi, kapiteni i Borussia Moenchengladbachut është golashënuesi më i mirë i këtij turneu. Në katër gjuajtje që i kishte në dy ndeshjet e Grupit B, Stindl ka realizuar dy gola. Një gol e ka shënuar në fitoren kundër Australisë (3:2) dhe një tjetër në barazimin ndaj Përfaqësueses së Kilit (1:1).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.