Sport

Besiktasi e do Pepen

Klubi turk, Besiktas është klubi i radhës që është futur në garë për portugezin Pepe.

Mediet turke shkruajnë se Besiktas është e interesuar për mbrojtësin e Real Madridit.

Pepe është i lidhur me transferimin tek PSG, por tani në garë për reprezentuesin e Portugalisë janë futur edhe turqit e Besiktas.

Raportohet se krerët e Besiktasit janë duke përgatitur një ofertë joshëse për Pepen.