Sport

Manchester Unitedi arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje personale me Jadon Sanchon. Sipas “Daily Star” sulmuesi anglez ka pranuar ofertën e “Djajve të Kuq” dhe është i gatshëm të transferohet në “Old Trafford”.

Tani klubi anglez duhet të gjej marrëveshjen edhe me klubin e Borussia Dortmundit.

Skuadra gjermane për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 90 milionë euro. Sancho edicionin që lamë pas në 38 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 20 asistime.