Sport

Trepça ’89 kthehet nga Sllovenia, optimizëm i madh para debutimit në Champions

Trepça ’89 është rikthyer në Kosovë, pas një jave qëndrimi në Maribor të Sllovenisë, ku kanë kryer fazën përgatitore për Champions League.

Kampioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Slloveni, ka zhvilluar katër ndeshje miqësore me skuadra të njohura evropiane, duke triumfuar ndaj rumunëve të Astras, duke luajtur dy herë baras dhe duke pësuar një here, transmeton KTV.

Kampionia e Kosovës, Trepça ’89, në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do të debutojë kundër skuadrës Vikingur të Ishujve Faroe.

Trajneri i 89-shit, Zekirija Ramadani, ka folur për ecurinë e përgatitjeve dhe kundërshtarin në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni Shpëtim Idrizi dhe golashënuesi më i mirë i mitrovicasve Otto John, besojnë që skuadra e tyre do të kalojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues, Trepça ’89 e zhvillon si mysafire te Ishujt Faroe, më 27 qershor, ndërsa atë kthyese më 4 korrik.