Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajvalia mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave.

Skuadra kampione e Kosovës, Hajvalia, është vendosur në grupin e 8-të, ku bëjnë pjesë edhe skuadra kazake, BIIK Kazygurt, ajo hungareze MTK Hungaria dhe ajo portugeze, Sporting CP, bën të ditur FFK-ja, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FFK-ja bën të ditur se ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, prej 22 deri më 28 gusht.

Për Hajvalinë kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.