Sport

Zyrtare: Prestoni transferon të riun e Unitedit

Preston North End ka kompletuar transferimin e të riut të Manchester Unitedit, Josh Harrop, kontrata e të cilit do të skadojë në fund të këtij muaji.

Harrop debutoi për ekipin e parë të Unitedit në ndeshjen e fundit në Premier Ligë për sezonin e kaluar kur hapi serinë e golave kundër Crystal Palace.

Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare ndërsa shuma e transferimit të tij nuk është bërë e ditur.