Futbollistët kosovarë, Shkëlqim Demhasaj e Albion Avdijaj, kanë bërë hapat e radhës në karrierë.
Demhasaj që në edicionin e kaluar shënoi shpesh në kategorinë e dytë të Zvicrës, ka kaluar te Luzerni i Superligës zvicerane, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLuzerni të enjten pasdite ka njoftuar se me Demhasajn ka firmosur kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020. 21-vjeçari deri më tani ka luajtur për Schaffhausenin. Ai luan si qendërsulmues.
"Është lojtar që luan për skuadrën dhe që gjendet shumë mirë para portës", ka thënë koordinatori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.
Demhasaj, që ka luajtur për U-20 të Zvicrës dhe llogaritet pjesë e U-21, ka pasur kontratë me Schaffhausenin e kategorisë së dytë deri në qershor të vitit 2019, por Luzerni ka paguar dëmshpërblimin e kërkuar. Në 34 ndeshje në Challenge League, Demhasaj ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Një gol e shënoi në tri paraqitje për Kupë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.