Sport

Për emocionet e barazhit flet “lojtari i barazhit”

Descriptive Text

Erdin Hashani në karrierën e tij të gjatë si futbollist ka luajtur në katër ndeshje të barazhit si lojtar, dhe një si trajner. Thotë se i ka fituar të gjitha. Por, ish-qendërmbrojtësi theksoi se minutat më të vështirë në karrierën e një futbollisti, janë ato të barazhit.

“Nëse flasim për barazh mund të flas unë. Katër barazhe i kam luajtur si lojtar, i kam fituar, dhe një tjetër si trajner. Puna e barazhit dallon prej të gjitha lojërave tjera. Mund të humbësh ndeshje, mund të luash në finale të Kupës e të mposhtesh, por barazhi është shumë i rëndë. Në ndeshje të barazhit dalin në pah lojtarët me përvojë. Është qetësia. Nëse mund ta blesh talentin, nuk mund ta blesh përvojën. Kush ka lojtarë më shumë me përvojë, ia arrin qëllimit”, ka thënë trajneri i futbollit Erdin Hashani, në emisionin “Sporti Total” të dielën në Kohavision.