Sipas raporteve nga Mediaset Premium, Juventusi ka pyetur Bayern Munichun për transferimin e Renato Sanchezit.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Juventusi e ka kërkuar portugezin në formë huazimi për dy vjet me të drejtë blerje, transmeton Koha.net.
Kjo është e ngjashme për mënyrën se si Bianconerët menaxhuan situatën e Kinsley Comanit, për të cilin Bayerni kishte paguar shtatë milionë euro për huazimin, dhe 21 të tjerë për transferimin e tij të plotë pas përfundimit të huazimit.
Juventusi tashmë po negocion me Bayernin edhe për Douglas Costan, derisa heziton të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e tij, aq sa kërkon Bayerni.