Sport

Cuadrado: Dua të qëndroj tek Juventusi

Juan Cuadrado ka konfirmuar dëshirën e tij që të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, duke larguar interesimin nga Arsenali, Milani dhe PSG-ja.

Kolumbiani ka kontratë me Juventusin deri më 2020, dhe ideja e tij thotë se gjithmonë ka qenë që të qëndrojë te kampioni italian, transmeton Koha.net.

“Kam renovuar kontratën me Juventusin deri 2020, dhe me ndihmën e Zotit do të qëndroj këtu. Kjo gjithmonë ka qenë ideja ime”, është shprehur ai, raporton Football Italia.

Raportohet se Juventusi kërkon së paku 25 milionë euro për ta lënë të lirë 29 vjeçarin.