Sport

Besnik Krasniqi flet për vështirësitë që kanë hasur për të fituar titullin kampion

Futbollisti i Prishtinës, Besnik Krasniqi është shprehur i lumtur me titullin kampion.

Mbrojtësi i krahut djathtë ka thënë se ka qenë shumë e vështirë arritja e titullit pas distancës prej 14 pikëve.

Por mbrojtësi prishtinas tha se skuadra ka besuar se mund të arrihet një gjë të tillë përkundër shumë vështirësive.

“Prishtina gjithmonë lufton për titull kampion por kemi qenë 14 pikë kemi menduar që është e paarritshme por ne kemi dhënë më të mirën në fushë dhe çfarë të vjen mirë se vjen.

Nuk e kemi pritur që të bëhemi kampion pasi kemi qenë shumë prapa me pikë dhe duke marrë parasysh Dritën dhe Ballkanin ka qenë shumë e vështirë. Por nuk e kemi humbur asnjëherë besimin dhe kemi hyr çdo ndeshje për fitore. I kemi fituar ndeshjet direkët me rivalët për titull dhe kjo besoj që ka qenë vendimtare.

Është merita e të gjithë futbollistëve dhe jam shumë i lumtur që rikthehem te skuadra e zemrës Prishtinës dhe kam arritur të fitoj titullin me klubin tim ku jam rritur”, deklaroi Krasniqi.