Liverpooli ka konfirmuar transferimin e Mohamed Salah nga skuadra e Romës.
25 vjeçari sot ka nënshkruar kontratë me “Të Kuqtë”, dhe më 1 korrik do të bëhet zyrtarisht lojtar i Liverpoolit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalah është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim.
“Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Jam shumë i lumtur. Do të jap 100 për qind dhe gjithçka për klubin. Vërtetë dua të fitoj diçka për këtë klub. Kemi ekip të madh dhe lojtarë shumë të mirë”, është shprehur Salah.
Ai do ta mbajë numrin 11, të cilin e kishte Firmino në sezonin e kaluar.