Sport

Gjermania e Kili ndahen në paqe në Kupën e Konfederatave

Gjermania dhe Kili kanë barazuar 1 me 1 në xhiron e dytë të Grupit B në Kupën e Konfederatave.

Dy kombëtaret, që udhëheqin me këtë grup, realizuan golat në pjesën e parë.

Alexis Sanchez shënoi për Kilin në minutën e gjashtë, ndërsa Lars Stindl barazoi gjithçka në minutën e 41-të.

Kili ka katër pikë në krye të grupit, aq sa ka edhe Gjermania e cila ka goldiferencë më të dobët. Në pozitat tre dhe katër janë Australia dhe Kameruni me nga një pikë. Dy pozitat e para shkojnë në gjysmëfinale të kësaj kupe.