Sport

Stoke City: Nuk e shesim Shaqirin

Presidenti i Stoke Cityt, Peter Coates ka thënë se nuk e ka në plan shitjen e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri, 25 vjeçar, kohëve të fundit është lidhur me një kalim në Serie A te skuadra e Romës, që shihet si zëvendësues i Mohamed Salahut që është afër transferimit në Liverpool, transmeton Koha.net.

“Nuk ka asnjë plan për ta shitur atë. Ai duket se është përshtatur mirë me ne dhe në fund të sezonit u rikthye nga lëndimi dhe luajti mirë. Edhe ne jemi përshtatur me të gjithashtu, dhe shpresojmë që të shohim një sezon të mirë nga ai në sezonin tjetër”, është shprehur Coates për Stoke Sentinel.

Shaqiri ka shënuar shtatë gola në 54 paraqitje te Stoke City që nga transferimi i tij më 2015 nga Interi.