Sport

Milani afër transferimit të Contit

Agjenti i Andrea Contit është ndarë shumë i kënaqur pas takimit me presidentin e klubit të Atalantas, me të cilin ka diskutuar për një kalim të mundshëm të klientit të tij në San Siro.

Mbrojtësi por kërkohet me ngulm nga Rossonerët, por Atalanta po kërkon rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Mario Giuffredi, agjenti i Contit, ka thënë se tashmë do të bisedojnë të dy klubet për lojtarin.

“Jam shumë i kënaqur me takimin e sotëm. Ende ka punë për të bërë, dhe tani Milani dhe Atalanta duhet të bisedojnë”, është shprehur ai, raporton Football Italia.

Milani ka ofruar për shërbimet e tij rreth 24 milionë euro.