Sport

Hashani: Ismet Munishi e lëshoi bajrakun

Trajneri i futbollit Erdin Hashani ka kritikuar trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishin për paraqitjen ndaj Trepçës ’89. Ai ka thënë se Munishi e lëshoi bajrakun në ndeshjen ndaj 89-shit.

“Trajneri Ismet Munishi e thoshte se po luajmë futboll deri para një javë dite edhe këtë javë luajti futboll, por që këtë javë e lëshoi bajrakun. Nganjëherë nuk është fer të luash me ekipin më të mirë e tjetrën t’i fusësh rezervat. Pra nëse kundër Dritës dëshiron të luash me gjithë forcat e pastaj me Trepçën ’89 me ekip krejtësisht tjetër atëherë mendoj se nuk është fer, pra nuk je duke e respektuar kampionatin. Nëse është një skuadër që ka luajtur futboll deri në këto momente është Besa e Pejës, pavarësisht që kanë ra nga kategoria”, ka thënë Hashani në Sporti Total të KTV-së.

Hashani u përkrah edhe nga gazetarja Qëndresa Krelani.