Sport

Aurier do të kthehet te PSG-ja

Descriptive Text

Paris Saint-Germaini po synon kthimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Serge Aurier që pritet të largohet nga Tottenhami pas përfundimit të sezonit aktual.

“Le Parisien” ka raportuar të enjten, se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka kontaktuar me Tottenhamin dhe Aurierin për të arritur marrëveshjen para përfundimit të këtij sezoni.

PSG-ja është gati të ofrojë rreth 15 milionë euro për Aurierin, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri vitin e ardhshëm.

Këtë sezon, Aurier ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 26 ndeshje në të gjitha garat.

Aurier është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga PSG-ja, kurse karrierë ka bërë edhe te Toulouse e Lensi.