Sport

Chelsea kalon në epërsi, Werneri shënon ndaj Realit

Chelsea e ka shënuar golin e parë në gjysmëfinalen kthyese të Ligës së Kampionëve. Skuadra londineze po avancon ndaj spanjollëve të Real Madridit në minutën e 28-të.

Kai Havertz ishte i pafat kur qëlloi traversën pas asistimit të N’Golo Kantes, por topi u kthye te Timo Werner që realizoi me kokë lehtësisht nga afërsia për 1:0. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin e Real Madridit, përfundoi me rezultatin 1:1.

Timo Werner ka shënuar apo asistuar në katër nga shtatë paraqitjet në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Realizoi një gol e asistim ndaj Spursit, një gol e ka të shënuar ndaj Real Madridit, kurse asistoi kundër Atletico Madridit.

Për Timo Wernerin ishte po ashtu goli i 12-të i sezonit për Chelsean, derisa i ka edhe 10-të asistime në total, më shumë se çdo futbollist i “bluve të Londrës”.