Sport

FFK-ja e pakënaqur me rezultatet, por Bunjakit i beson

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk është i kënaqur me rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës. Por KE e FFK-së do të vazhdojë t'i besojë punës së përzgjedhësit Albert Bunjaki, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e KE të FFK-së është marrë vendim që të merren disa hapa të nevojshëm për të dalë nga kjo situatë e vështirë që gjendet Përfaqësuesja e Kosovës. Por në njoftimin e FFK-së nuk thuhet se çfarë hapash do të merren.

E detaje nuk ka dhënë as kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Vokrri ka konfirmuar se nuk do të ketë ndryshime në shtabin teknik. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.