Sport

Tifozët e KB Bashkimit kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit

Tifozët e klubit të basketbollit Bashkimi nga Prizreni, të njohur si “Arpagjikët”, i kanë kërkuar kryetarit të klubit, Shaqir Totaj, të japë dorëheqje nga klubi.

Përmes një komunikate, tifozët prizrenas duan largimin e kryetarit, pasi sipas tyre klubi është në borxhe të mëdha dhe i mungon organizimi, transmeton KTV.

“Në kohën derisa ky është kryetar, klubi është i zhytur në borxhe me mospagesa të rregullta mujore e shumë parregullsi tjera organizative. Ky kryetar nuk meriton të jetë në krye të klubit më të vjetër në Kosovë. Tashmë ju dhe menaxheri, jeni persona ‘non-grata’ për tifozët dhe qytetarët prizrenas”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e “Arpagjikëve”, të cilët kanë përmendur edhe parregullsi të tjera në adresë të kryetarit Totaj.