Sport

Vushtrria kërkon pikët e shpresës ndaj Dukagjinit

Skuadra e Vushtrrisë do të tentojë ta ndalë Dukagjinin në duelin e xhiros së 25-të në kuadër të Ligës së Parë, Grupi A. Vushtrria është e fundit në tabelë dhe po kërkon të sigurojë mbijetesën, derisa Dukagjini është lider dhe po synon kthimin e menjëhershëm në Superligë.

Kjo ndeshje luhet të shtunën në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri prej orës 15:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në KTV.

Vushtrria nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit derisa Dukagjini nuk di për humbje në 19 ndeshjet e fundit. Është lider me 52 pikë, një më shumë se Malisheva që zë vendin e dytë derisa Vushtrria ka vetëm 17 pikë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të këtij edicioni. Të gjitha ndeshjet e Grupit A dhe B të Ligës së Parë, do të zhvillohen të shtunën prej orës 15:00.