Sport

Juventusi konfirmon largimin e Alvesit

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mbrojtësi brazilian Dani Alves është larguar nga klubi.

Alves ishte bashkuar me “Zonjën e Vjetër” vetëm një vit më parë pas skadimit të kontratës me Barcelonën, ndërsa këtë sezon shënoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime në 33 paraqitje, transmeton Koha.net.

“Dani Alves na ka thënë se dëshiron të përjetojë një përvojë tjetër, kështu që kontrata e tij përfundon me marrëveshje dypalëshe dhe i dëshirojmë atij të gjitha të mirat. Jemi të zhgënjyer por kjo është dinamika e futbollit modern”, është shprehur ai për faqen zyrtare të klubit.

Ai pritet të ribashkohet me Pep Guardiolan te Manchester City.