Sport

Berat Sadik shënon golin e 14-të të kampionatit

Descriptive Text

Sulmuesi shkupjan, Berat Sadik, ka shënuar edhe dy gola tjerë në elitën e futbollit të Qipros.

Sulmuesi shtatlartë, 34-vjeçari Sadik, të mërkurën gjatë ditës me skuadrën e tij realizoi dy herë në fitoren e Doxas përballë Karmiotissas që përfundoi me rezultatin 6:1.

Sadik para se ta realizonte golin e parë, e humbi një penallti në minutën e 20-të. Katër minuta më vonë, realizoi golin e parë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.

Sadik në pjesën e dytë e realizoi edhe një gol tjetër në minutën e 59-të. Ishte goli për epërsinë 4:1.

Doxa është në Grupin e plejoutit. Pas 34 xhirove në total, ka 42 pikë dhe renditet në vendin e nëntë, ndërsa Karmiotissa është në vendin e 14 apo të fundit, me 23 pikë.