Sport

Unitedi shet Januzajn te klubi spanjoll për 11 milionë euro

Aventura e Adnan Janzuajt në Old Trafford duket se ka përfunduar, dhe ylli shqiptar do ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.

France Football raporton se Manchester Unitedi është pajtuar që ta shesë atë te Real Sociedadi për 11 milionë euro, transmeton Koha.net.

Sezonin e kaluar Januzaj ishte në huazim te Sunderlandi, dhe tani nuk është në planet e Jose Mourinhos.

Januzaj ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin anglez.