Sport

Liverpooli siguron Konaten

Descriptive Text

Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpooli, ka siguruar qendërmbrojtësin francez Ibrahima Konate për sezonin e ardhshëm pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leipzigut.

“The Guardian” ka raportuar të shtunën se të gjitha palët janë dakorduar dhe muajin tjetër pritet të zyrtarizohet transferimi i Konates te Liverpooli.

Për kartonin e tij, Liverpooli do t’i paguajë Leipzigut 41 milionë euro dëmshpërblim kurse Konate pritet të firmos kontratë pesëvjeçare.

Për shërbimet e Kontaes, Liverpooli ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave tjera të Evropës, si Manchester United, Arsenal, Barcelona, Real Madrid, Chelsea e Tottenham.

Konate është pjesë e Leipzigut prej vitit 2017 kur u transferua nga Sochauxi dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023.

Ai këtë sezon ka regjistruar 18 paraqitje dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat.