Sport

Muriq mban portën e paprekur në fitoren e Willem II

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, e ka mbajtur portën e paprekur. Të premten në mbrëmje, skuadra e tij mori pikët e plota në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit të Holandës.

Willem II fitoi me rezultatin minimal 1:0 përballë Waalwijkut, ndërsa Muriq u paraqit në Eredivisien e Holandës për herën e 10-të në këtë edicion. Ai ka pranuar 19 gola, ndërsa në tri raste e ka mbajtur portën e paprekur.

Golin e vetëm në takimin e së premtes e shënoi sulmuesi Vangelis Pavlidis në minutën e 54-rt të ndeshjes.

Muriq nuk luajti në ndeshjet e muajit mars për Kosovën për shkak se u përjashtua nga kampi për arsye disiplinore.