Sport

Agnelli pranon se Superliga Evropiane mori fund

Descriptive Text

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit ka pranuar se Superliga Evropiane nuk mund të vazhdojë siç ishte planifikuar pa gjashtë klubet nga Premier League.

Agnelli ishte njëri prej themeluesve të Superligës Evropiane, ku edhe do të mbante postin e nënkryetarit. Përkundër që Agnelli kishte këmbëngulur se projekti do të vazhdonte, ai të mërkurën pranoi se Superliga Evropiane tashmë ka kolapsuar pas tërheqjes së skuadrave angleze.

Megjithatë, Agnelli edhe njëherë e goditi FIFA-n e UEFA-n duke thënë se ata nuk po përballen me ndonjë rrezik ekonomik sikurse klubet në këtë kohë pandemie.

“Superliga Evropiane nuk mund të vazhdojë pas daljes së gjashtë klubeve angleze”, pranoi Agnelli. “Megjithatë, unë mbetem i bindur për bukurinë e atij projekti”.

Madje, Agnelli pretendoi se Superliga Evropiane do të kishte qenë “gara më e mirë në botë”.