Sport

Dortmundi nuk i bashkohet Superligës Evropiane

Descriptive Text

Borussia Dortmundi është një nga klubet që ka refuzuar të formojë Superligën Evropiane.

Kështu ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i këtij klubi, Hans-Joachim Wazke.

“Klubet dëshirojnë të zbatojnë reformën e planifikuar të UEFA-s në Ligën e Kampionëve. Planet për të formuar një Superligë janë refuzuar ", ka thënë shkurt për mediumet gjermane Watzke.