Sport

Milani merr tre pikë të rëndësishme ndaj Genoas

Descriptive Text

Milan ka arritur ta mposht Genoan në “San Siro” me rezultat 2:1, tre pikësh që vlen shumë në luftën për ta siguruar Championsin sezonin e ardhshëm.

Rossonerët kaluan në epërsi në minutën e 13-të përmes Ante Rebic, ndërsa Mattia Destro në minutën e 37-të vuri baraspeshën.

Për fitoren e skuadrës së Piolit u përkujdes mbrojtësi i Genoas, Gianluca Scamacca, i cili realizoi autogol në minutën e 68-të.

Në këtë ndeshje nga minuta e 83-të për mysafirët u inkuadrua edhe Valon Behrami. 

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, kurse Genoa në vendin e 14-të ka 32 pikë.