Sport

Kane i siguron një pikë Tottenhamit

Harry Kane ka shënuar gol në minutën e 68-të për t’i siguruar një pikë Tottenhamit. Evertoni e Tottenhami të premten mbrëma barazuan 2:2. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Premier Leagues. Ishte ndeshja hapëse e xhiros. Tottenhami është larg objektivave, në vendin e shtatë me 50 pikë. Evertoni është i teti me 49 pikë.

Kane kaloi në epërsi Tottenhamin në minutën e 27-të. Por Gylfi Sigurdsson u përgjigj me dy gola për ta kaluar në epërsi Evertonin. Ai realizoi penallti në minutën e 31-të, ndërsa në minutën e 62-të shënoi pas asistimit të Seamus Coleman. Por Kane shënoi pak minuta më vonë për barazim.

Kane tashmë mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në Premier League prej lojtarëve që nuk e kanë fituar titullin. Ai ka arritur në shifrën e 164 golave.