Sport

Ylli, kundërshtar i Pejës në finalen e Ligës Unike

Descriptive Text

Dy ekipe të Superligës së Kosovës në basketboll, do të përballen në finalen e turneut të Ligës Unike.

Pas Pejës, edhe Ylli është kualifikuar në finale, pasi ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj Goga Basketit me rezultatin 86:74, në ndeshjen e luajtur të martën mbrëma në Durrës.

Amerikanët LG Gill dhe Elyjah Clark ishin më të dalluarit te Ylli. Gill ndeshjen e mbylli me 19 pikë të shënuara, derisa Clark shtoi 18 sosh.

Te Goga Basket, më efikasi ishte Milic Blagojeviq me 26 pikë, derisa Endrit Hysenagolli pati 11 pikë e 14 kërcime.

Ndeshja finale ndërmjet Pejës dhe Yllit, do të zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në Durrës.

Ndërkohë, prej orës 16:00, do të luhet ndeshja për vendin e tretë ndërmjet Rahovecit e Goga Basketit.