Sport

Tifozët përballen me tri teste të koronavirusit për të marrë pjesë në finalen e League Cup

Tifozët që dëshirojnë të marrin pjesë në finalen e Kupës së Ligës angleze më 25 prill ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, do të duhet të japin prova të një testi negativ të koronavirusit brenda 24 orëve të fundit.

City dhe Tottenhami do të marrin nga dy mijë bileta për ndeshjen që do të luhet në “Wembley” dhe që do të përdoret si një ngjarje provë për kthimin e tifozëve në stadiume. Një tifozëri totale prej tetë mijë personash do të lejohet të marrë pjesë, me 50 për qind të biletave që shkojnë për banorët lokalë pranë stadiumit “Wembley” dhe stafit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Sidoqoftë, vendimi për të mos lejuar asnjë tifoz nën 18 vjeç të marrë pjesë dhe vendimi që t'u thuhet njerëzve që janë klinikisht shumë të rrezikuar dhe shtatzënave që të mos aplikojnë për bileta, është etiketuar si “diskriminim i drejtpërdrejtë” nga një grup i tifozëve me aftësi të kufizuara të Tottenham.

“SpursAbility” reagoi nëpërmjet një deklarate: “Politika e miratuar për këtë ndeshje është një diskriminim i drejtpërdrejtë ndaj shumë mbështetësve me aftësi të kufizuara. Disa nga mbështetësit tanë janë mbrojtur për më shumë se 12 muaj dhe e kanë parë këtë ndeshje si një mundësi për t'u kthyer në një formë të jetesës normale. Ndeshja po lejon vetëm 8000 spektatorë në një stadium të hapur me një kapacitet prej 90. 000 ulëseve - më pak se nëntë për qind të potencialit të tij”.

Për të hyrë në “Wembley” tifozët duhet të marrin një test koronavirusi në një vend të caktuar 24 orë para ndeshjes dhe të ofrojnë prova të një rezultati negativ. Ata gjithashtu do të duhet të marrin dy teste PCR në shtëpi. Një përpara udhëtimit për ndeshje dhe një tjetër pesë ditë më pas.

Gjysmëfinalja e Kupës FA midis Leicesterit dhe Southamptonit do të mirëpresë të dielën rreth katër mijë spektatorë në stadiumin “Wembley”, por këta do të jenë një përzierje e banorëve vendas dhe punëtorëve kryesorë.

“Është hapi i parë drejt kthimit të normalitetit. Nëse Qeveria thotë se mund ta bëjmë, është një lajm i mirë”, tha trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në lidhje me kthimin e tifozëve në tribuna. “Shpresojmë që në të ardhmen situata të kthehet në normalitet, por në të njëjtën kohë ne duhet të ndjekim udhëzimet nga Qeveria dhe shkencëtarët".

Finalja e Kupës FA do të zhvillohet më 15 maj dhe është vendosur që të pranishëm në stadium të jenë hiç më pak se 21 mijë tifozë. Shtëpisë Evropiane të Futbollit i është dhënë një zotim nga Qeveria britanike që stadiumi “Wembley” do të presë një minimum prej 25 për qind të kapacitetit (22,500 shikues) për tri ndeshjet e Anglisë në grup dhe në një ndeshje në 1/8 e finales në “Euro 2020” që do të zhvillohet këtë verë. Ky numër i tifozëve mund të rritet në kohën kur të dyja gjysmëfinalet dhe finalet do të zhvillohen në “Wembley” në muajin korrik.

Javën e kaluar një numër organesh drejtuese sportive britanike mbështetën përdorimin e një skeme si “pasaportë vaksine” për të lejuar kthimin e shikuese në kapacitete të plota në stadiume.