Manchester Unitedi dyshon në transferimin e Cristiano Ronaldos dhe ka vazhduar të përqendrohet në listën e transferimeve që ia ka kërkuar Jose Mourinho, në të cilën nuk është ylli i Real Madridit.
Portugezi 32-vjeçar është lidhur me një rikthim në Old Trafford pasi ka bërë kërkesë për largim nga Spanja. Sulmuesi besohet se është i pakënaqur me akuzat për mos pagim të 12.9 milionë funte taksa mes viteve 2011-2014.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse Unitedi tashmë di për talentin që posedon lojtari, mbetet në dyshim për situatën e krijuar. Daily Mail raporton se Ronaldo me përfaqësuesit e tij po tenton ta detyrojë Madridin që të kujdeset për problemin me taksat.
Unitedi nuk dëshiron të përfshihet në bisedime afatgjata dhe jo të suksesshme, siç mund të jetë rasti i Ronaldos.
Shefi i Unitedit, Ed Woodward është duke punuar në listën që tashmë ia ka dorëzuar Mourinho. Në këtë listë nuk është përfshirë Ronaldo.