Mesfushori i Juventusit, Federico Bernardeschi, mund të përfshihet në shkëmbim me mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli, në afatin kalimtar të verës.
Kështu ka njoftuar të mërkurën mediumi italian “Calciomercato”.
Të dy lojtarët po hyjnë në vitin e fundit të kontratës dhe menaxheri Mino Raiola po punon në këtë lëvizje.
Bernardeschi mund t’i bashkohet Milanit ndërsa Romagnoli mund të marrë rrugën për në Torino.
-
7 prill 2021 12:23
-
Shpërndaje në: