Sport

Klopp thotë se Liverpooli i bëri gjërat e lehta për Realin

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ishte vetëkritik pas disfatës nga Real Madridi, 3:1.

Sipas Kloppit për të shkuar në gjysmëfinale, një skuadër duhet ta fitojë të drejtën për ta bërë këtë.

“Ne nuk e bëmë këtë sonte, sidomos në pjesën e parë. Ne thjeshtë nuk kemi luajtur mjaftueshëm futboll të mirë për t’i shkaktuar Real Madridit më shumë probleme. E kemi bërë shumë të lehtë për madrilenët. Këto gabime ndodhin. Nuk kemi merituar shumë më tepër, por ai gol dhe pjesa e dytë ishte në rregull. Na mban në jetë”, ka theksuar Klopp.