Sport

Kosova sot nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballet me Suedinë në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës sot do ta nis kampanjën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Përfaqësuesja dardane në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Suedinë në krye me Zlatan Ibrahimoviqin.

Bernard Challandes do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, sidomos në repartin defanziv, aty ku Amir Rrahmani, Ibrahim Dreseviq e portieri Arijanet Muriq nuk do të jenë të gatshëm. Një mungesë mjaft e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Valon Berishës në mesfushë.

Kosova gjendet në grupin B, ku përveç Suedisë, do të përballet edhe me Spanjën pas tre ditëve, Greqinë dhe Gjeorgjinë në muajin qershor.