Sport

Berisha flet për kundërshtarin e Prishtinës në Ligën e Evropës

Portieri i Kombëtares shqiptare në futboll, Etrit Berisha, ka folur skuadrën suedez, Norrhoping, e cila është kundërshtare e Prishtinës në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

“Gardiani” i kuqezinjve, i cili e njeh mirë futbollin suedez, pasi ka qenë pjesë e Kallmarit, ka deklaruar për Sportin në KTV se Narshopingu është skuadër me emër në futbollin suedez dhe kanë lojtarë cilësorë.

Por, edhe përkundër që suedezët janë të rrezikshëm, Berisha thotë se për klubet kosovare, do të jetë një mundësi e mirë që të shohin nga afër ndeshjet e nivelit ndërkombëtar.

Debutimin historik skuadra kosovare do ta realizojë më 29 qershor në stadiumin “Ostgötaporten”, me kapacitet prej 17 mijë e 234 ulëseve.

Ndërkaq, takimin e kthimit e zhvillon me 6 korrik në “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku edhe do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet në rundin e dytë.