Trepça ’89 nuk ka informacione për kundërshtarin në Champions

Trepça ’89 nuk ka informacione për kundërshtarin në Champions

19 qershor 2017 19:49

Trepça ’89 e ka mësuar kundërshtarin e rrethit të parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Kampionia e Superligës së Kosovës për edicionin që e lamë pas, përballë më 27 apo 28 qershor, do ta ketë skuadrën Vikingur të Ishujve Faroe, për të cilën mitrovicasit nuk kanë shumë informacione.

Sidoqoftë, timonieri i “minatorëve”, Zekirija Ramadani, që skuadrën e mori në muajin janar dhe e shpalli kampione të Superligës, thotë se koha është e mjaftueshme për përgatitje, që të arrihen rezultate pozitive.

Pavarësisht kësaj, drejtuesi i klubit, Ramadani, ka thënë se beson te lojtarët dhe cilësia të cilën ata e posedojnë, dhe me pak fat, ky raund do të kalohet pa problem.

Ndeshjen e kthimit skuadra kampione e Superligës do ta zhvillojë më 4 apo 5 korrik, në stadiumin e rinovuar “Adem Jashari” në Mitrovicë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme