Sport

Gjermania mposht Australinë në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave

Gjermania ka mposhtur Australinë 3 me 2 në ndeshjen e parë të Grupit B në Kupën e Konfederatave.

Lars Stindl i siguroi epërsinë e parë gjermanëve në minutën e pestë. Gjithçka u barazua nga Tom Rogiq në minutën e 41-të, katër minuta para se Jualian Draxler të kthente epërsinë te gjermanët.

Leon Goretzka me të nisë pjesa e dytë dyfishoi epërsinë e evropianëve, ndërsa Tomi Juriq ngushtoi gjithçka në minutën e 56-të.

Gjermania ka tri pikë në Grupin B, aq sa ka edhe Kili, ndërsa Australia e Kameruni s’kanë pikë në këtë grup.