Sport

Perez, president i Real Madridit deri në vitin 2021

Asnjë kundërkandidat për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, që do të thotë se 70-vjeçari do të jetë në krye të madrilenëve deri në vitin 2021 dhe tani detyra e tij është që ta bindë Cristiano Ronaldon të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Perez, i cili për herë të parë erdhi në krye të klubit si president në vitin 2000, gjatë këtij viti e fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

70-vjeçari është njëri ndër presidentët më të suksesshëm në Madrid dhe në katër vjetët e fundit, skuadra e tij i fitoi tri Liga të Kampionëve.

Skuadra e Zinedine Zidaneit poashtu triumfoi në La Liga, titull ky që i mungonte skuadrës nga kryeqyteti që prej vitit 2012.

Pasi erdhi në periudhën e Galaktikëve në Madrid, Perez tani mund të sjellë edhe një galaktik tjetër në skuadër, yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Megjithatë, spekulimet për të ardhmen e portugezit Ronaldo nuk kanë të ndalur, me mediat e huaja që shkruajnë vazhdimisht se ai dëshiron të largohet nga Spanja.